Monday , 17 December 2018

SHERBIMET SOCIALE VENDORE, REALITETI E SFIDAT E SE ARDHMES

Bashkia Shkodër, në kuadër të krijimit të shërbimeve të përkujdesit social dhe qëndrueshmërisë së tyre, ka organizuar këtë të enjte konferencën me temë: “Shërbimet Sociale Vendore; Realiteti dhe Sfidat e së ardhmes në Bashkinë e Shkodrës”. Takimi u organizua në Këshillin Bashkiak Shkodër dhe merrnin pjesë përfaqësues të organizatave civile në Shkodër. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se qëllimi i kësaj konference është vijimi i ballafaqimit të asaj që kishim me atë çfarë kemi bërë dhe mund të bëjmë në të ardhmen.

Ndërsa për përfaqësuesen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, Shkodra është model për qasjen e re të shërbimeve sociale dhe u shpreh se më në fund është krijuar fondi social.

Ky takim organizohet me synim prezantimin e ndërhyrjeve dhe shërbimeve të realizuara deri tani në territorin e bashkisë së Shkodrës me vizion “Shërbime sociale multisektoriale, të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë”.

Lexoni dhe kete

NXENESIT NE SHKOLLEN E MESME NE GUR I ZI DALIN NE PROTESTE

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar në Gur i Zi kanë dalë ditën e …