Breaking News

SHERR BANAL MES DY PERSONAVE NE SHKODER, NJERI PERFUNDON NE….

Shyqyri Ahmeti 50 vjec nga Shkodra ka mbetur i plagosur me thikë në krah nga 40 vjecari me inicialet Y.Sh, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e lagjes Partizani të Shkodrës. Nga sa mësohet ka qenë një sherr banal mes dy personave ku fillimisht ka pasur një konflikt fizik i cili më pas ka degjenruar në nxjerrjen e thikës nga 40 vjecari i cili e ka goditur në krah 50 vjecarin.

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër në vend ngjarje kanë mbërritur efektiv të policisë dhe pas mjekimit të të plagosurit ky i fundit do merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e konfliktit që kanë cuar deri në plagosje.

Ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Lexoni dhe kete

POLICIA RRUGORE, MASA PER DREJTUESIT E AUTOMJETEVE

Policia Rrugore ka zhvilluar një analizë paraprake dhe ka dhënë këshilla për drejtimin e mjeteve …