SHERR ME GRUSHTA MES DY POLICEVE NE LEZHE

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur brenda komisariatit e policisë Lezhë. Dy efektivë policie janë konfliktuar me grushta më njëri tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Sipas komunikatës së lëshuar nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë bëhet e ditur se Oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ndue.SH ka goditur me grushta efektivin e Patrullës së Përgjitshme Myrteza.M, ku edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur. Për të shuar konfliktin kanë ndërhyre efektivë të tjerë të policisë, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje të rëndë brenda radheve të policisë, kjo duke ju referuar dhe faktit se të dy efektivet e përfshirë në konflikt kanë qenë të armatosur. Ngë goditjet oficeri i patrulles Ndue.Sh ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.Mësohet se ai ka marrë fraktura në shpatull dhe ka qwndruar pwr disa ore nw spitalin e Traumes nw Tiranw pwr tw marrw mjekim.Në lidhje me ngjarjes Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nisi menjëherë hetimet. Të dy efektivët e policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinor për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës. Sipas të dhënave konflikti mes dy efektiveve të policisë ka ndodhur për motive banale ende të paqarta. Materialet në ngarkim të oficerit Ndue.SH dhe efektivit të patrullës Myrteza.M janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …