SHERR ME LEVA E ARME NE KURBIN, PLAGOSET 1 PERSON

Një përson mbeti i plagosur, pas një sherri me leva dhe armë në Kurbin. Ngjarja ndodhi mesditen e së shtunes tek Ish-Uzina Laç, ku pas një konflikti shtetasi S. T. pronar i një fabrike, ka goditur me levë hekuri shtetasin D. Lama, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Menjëherë pas këtij konflikti, vëllai të plagosurit, Rudolf Lama, ka marrë një pushkë dhe ka shkuar te fabrika e shtetasit S. T., ku e ka ofenduar dhe kërcënuar, si dhe ka qëlluar disa herë me armë.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar. Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin i cili është autori i plagosjes. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

63-VJEÇARIT NE SHKODER I VENDOSIN GRANATE NE OBORRIN E BANESES

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e …