Saturday , 14 December 2019

SHERR PER VENDOSJEN E TRAUT, PLAGOSET 44-VJEÇARI

Vendosja e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën është bërë shkak për një konflikt, që ka përfunduar me plagosjen e një 44 vjeçari pasditen e së martes në Shëngjin.Policia zbardhi sot në mëngjes ngjarjen dhe arrestoi të dyshuarin si autor, Dorosamento Gjeta, 26 vjeç nga Lezha.Po kështu më lidhje me ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 2 persona të tjerë.”Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditën e djeshme (1 maj) shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Lezhes.

Policia thotë se Dorosamento Gjeta u arrestua në flagrancë dhe do i përgjigjet akuzave “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” “Plagosje e rëndë me dashje”.Ndërkohë janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje “.Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS FINALIZON OPERACIONIN “BUNA”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”. Në zbatim të planit të …