SHESHI I LEZHES NE ERRESIRE TE PLOTE

Asgjë nuk shikohet këtu në sheshin kryesor të Lezhës. Është terr dhe nuk ka ndriçim. I rikonstruktuar si pjesë e Rilindjes urbane 5 vite më parë nata duket kështu. Të paktë janë ndriçuesit e ndezur. Në kushte të tilla është shumë pak i frekuentueshëm, pasi banorët mbyllen herët në shtëpi.Shkak për këtë anormalitet janë ndriçuesit. Modeli i tyre unik ka vështirësuar mundësinë e gjetjes. Bashkia e Lezhës thote se konstatimi i bërë nga televizioni rozafa është i drejtë. Llambat e ardhura nga Koreja janë të veçanta dhe zgjidhja e vetme është ndryshimi i krejt sistemit ndriçimit dhe unifikimi i tij për të cilën po bwhen tratativa.

Sistemi i aplikuar në sheshin e rikonstruktuar të Lezhës ka qenë funksionalisht i plotë vetëm për pak kohë. Djegia e llambave vuri në pah edhe mungesën e tyre në tregun shqiptar.Kurse mundësia për të bërë tender për një produkt që mund të gjendej vetëm në Korenë e Jugut e vështirësoi akoma më shumë zëvendësimin e tyre.

Lexoni dhe kete

PROMOVOHET “SHKODRA TOURIST OFFICIAL BRAND”

Shkodra është tashmë qyteti i parë në vend, i cili do të ofrojë për turistët …