Saturday , 20 January 2018

Shetitorja e Lezhes, levrohet fondi per pronaret!

Prishja e ndertimeve qe i bien ndesh projekteve te infrastruktures ne bashkine e lezhes do te jete thjesht ceshtje kohe. Burime konfidenciale prane kesaj njesie vendore kane bere te ditur se fondi per kompensimin e pronareve te objekteve eshte miratuar tashme nga qeveria shqiptare dhe pritet vetem alokimi i tyre ne llogarine e bashkise se lezhes. Nje fakt i tille i eshte konfirmuar vete kreut te kesaj bashkie viktor tushaj, por ky i fundit ende nuk e ka bere prezente dicka te tille.Vlera eshte e konsiderueshme pasi te tilla jane edhe ndertimet qe do te prishen nga fadromat. Behet fjale per objekte biznesi qe ndodhen kryesisht prane lumit drin, ne disa segmente rrugore qe jane ne ndertim si edhe ne zonen muzeale prane vendvarrimit te skenderbeut.Cibanet e perfolur nga kryeministri rama gjate prezantimit te projekteve ne zbatim ne qytetin e lezhes u referoheshin pikerisht ketyre ndertimeve, por qe realisht disponojne leje ndertimi te dhena nga autoritetet vendore. Pikerisht pershkak te ketyre lejeve u krijua edhe perplasja mes kryeministrit dhe kreut te bashkise tushaj, pasi ky i fundit nuk pranoi prishjen e tyre duke kerkuar fond te posacem per te kompensuar pronaret e ketyre objekteve. Rendesia qe marrin nderhyrjet infrastrukturore, sic eshte hyrja per ne qytetin e lezhes, kerkonte prishjen e disa ndertimeve qe ndodhen buze lumit drin qe pershkon kete qytet, gje per te cilen ishte kerkuar bashkpunim edhe me bashkine e ketij qyteti. Nuk dihet shuma e percaktuar per pronaret qe preken nga prishja e ketyre objekteve, por fakt i kryer eshte nderhyrja qe do te behet nga inuk. Kreu i bashkise se lezhes nuk ka dhene asnje komentet per kete vendim te qeverise, por nderkohe nuk e ka mohuar dicka te tille. Perfundimi i ketyre investimeve te nisura ne lezhe me fonde te qeverise shqiptare do percillet edhe me prishje te disa ndertimeve, kosto qe arrin ne miliona euro, vlere me e madhe se vete investimi i parashikuar te realizohet. Po sipas burimeve nga bashkia e lezhes, grupet e punes tashme kane bere edhe vlersimet perkatese per keto objekte dhe vetem pritet nderhyrja nga inuk.

Lexoni dhe kete

TREGTARET TEK KISHA E LAÇIT NE SHENJESTREN E POLICISE

Tregtaret ambulant që operojnë në ambjentet përreth Kishës së Shna Ndout në qytetin e Laçit, …