Monday , 26 February 2018

SHFAQET NE TEATRIN “MIGJENI” KABAREJA FRANCEZE

Pas suksesit te turneut te saj te pare ne Shqiperi ne nentor te 2016-es ne Korçe dhe Tirane, Laurette de Paname rikthehet me miqte e saj te Montmartre per nje version premiere te ketij Music-Hall Show, i cili ende nuk eshte prezantuar ne Francë dhe jashte saj. Shfaqja ndertohej nga nje Laurette qe kryeson faqet e para te revistave, dy kercimtarë, nje kengetar dhe 4 artiste te cilet gjate mbremjes shetisnin sikur ishin ne rruget e Frances.

[ Kemi pasur kenaqesi t’ju prezantojme spektaklin kabare franceze te Laurette de Paname. Kabareja franceze eshte e njohur ne te gjithe boten dhe jemi te kenaqur qe e sollem edhe ne Shqiperi per here te pare ne kete forme. Eshte fillimi i nje turneu ne 5 data neper qytete te tjera te Shqiperise. Besoj qe publiku shkodran e priti mire kete spektakel. Ishte mjaft i kenaqur dhe shume kurioz per nje forme artistike per te cilen ato nuk jane shume te njohur. E them edhe njehere qe per ne ishte kenaqesi ta fillonim nga shkodra kete spektakel. ]

Ky spektakel organizohet nga Aleanca Franceze e Shkodres ne partneritet me Ambasaden e Frances, Bashkine Shkoder dhe teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT PIKTORI NDOC GURASHI

Percillet për në banesen e fundit piktori dhe intelektuali I njohur I Shkodrës Ndoc Gurashi. …