Wednesday , 26 June 2019

SHIFRAT/ 29.000 ABORTE NE 5 VJET

Ndonëse ka gjithnjë debat rreth aspektit moral apo ligjor të një aborti, një tjetër ndikim që duhet konsideruar është ai ekonomik. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të 1995 dhe sipas të dhënave të ISHP, vetëm në 5 vitet e fundit, në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 29 mijë të tilla. Ekspertët pohojnë se zvogëlimi i numrit të fëmijëve përmes abortit ndikon në ekonomi në tkurrjen e konsumit të mallrave për to, si dhe në tkurrjen e popullatës dhe si pasojë, të fuqisë punëtore dhe numrit të taksapaguesve për një shtet. Por, ka edhe një anë tjetër medalje. Aborti, shpeshherë, shihet si zgjidhje ekonomike për familjet në vështirësi ekonomike, sidomos në rastin e grave të papuna dhe të pasiguruara. Një nga efektet më të mëdha të legalizimit të abortit është rënia e nivelit të fertilitetit, si dhe e popullatës.

Ky trend botëror po vihet re edhe në vendin tonë. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të vitit 1995, ndërsa sipas të dhënave të raportit të survejimit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), vetëm në 5 vitet e fundit ka pasur mbi 29 mijë aborte në të gjithë vendin. Sipas ekspertëve, legalizimi i abortit ndryshon modelin familjar: më pak fëmijë rriten në familjet me një prind, më pak fëmijë rriten në qendra sociale dhe më pak në varfëri. Ndërsa abortet mendohet se rrisin nivelin e mirëqenies për fëmijët e lindur, nga ana tjetër, ata gjithashtu heqin barrën nga tatimpaguesi. Pohimi se, duke eliminuar një popullsi përmes abortit, sjell më pak shpenzime për ushqim, veshje dhe rritje për to, injoron faktin se në këtë mënyrë shkatërron një popullsi që do të ishte në të ardhmen forcë pune. Në një humbje prej 29 mijë personash në 5 vitet e fundit, që do të kishin qenë anëtarë të shoqërisë, pas 13 vitesh ata do të ishin në moshën për të marrë pjesë aktive në forcën e punës.

Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar me ulje të numrit të aborteve, sipas INSTAT. Megjithatë, vitin e shkuar shifrat tregojnë se raporti i abortit me lindjet është 1 me 5.8 të tilla. Raporti i abortit është tregues që ka pësuar rënie me 15% krahasuar me 2013, por duhet të theksojmë se bëhet fjalë për aborte të regjistruara.

Lexoni dhe kete

PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE

Mbi 2 mijë maturantë të shpërndarë në 13 qëndra provimi i janë nënshtruar këtë të …