Reshjet e shiut të diteve të fundit kanë sjellë probleme në fshatin Koterr të Njesisë Administrative të Dajçit në Lezhë. Dëmtimi i argjinatures së kanalit të ujerave të larta ka sjellë përmbytje në këtë zonë, duke shkatuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe blektori. Fermeret thonë se vërshimi i ujit ka qenë i menjëhershem, duke i gjetur të papergatitur.
Fermeret e Kotrrit kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar përmbytje të tjera në këtë zonë, pasi shirat e vjeshtes dhe dimrit mund të sjellin pasoja më të mëdha për ta.
