SHIRQI NEN UJE, BLLOKOHET RRUGA ME DERRAGJATIN

Rruga Shirq-Derragjat në zonën e Dajçit është e bllokuar, niveli I ujit I kalon 50 centimtra e ndërsa në këtë segment shihet qartë edhe rjedha e fuqishme e ujit.

Fshati Shirq është më I godituri në zonën e Dajçit si shkak I rritjes së nivelit të ujit, dëmët në këtë zonë janë të mëdha, kryesisht në të mbjella. E vetmja mënyrë që banorët të shohin parcelat e tyre është me anë të varkave.

Nga ana tjetër ata shprehen se cdo gjë është dëmtuar dhe se mundësi rikuperimit nuk ka. Deri më tani përvec Bashkisë Shkodër askush nuk ka ardhur të shoh si është gjëndja as nga Prefektura e as nga Qeveria e ndërsa ata kërkojnë një zgjidhje.

Niveli I ujërave në Liqenin e Shkodrës është I lartë, e ndërsa Lumi Buna në zonën e Ultësirës së Nënshkodrës në shumë pjesë të saj ka dalë nga shtrati duke përmbytur plotësisht 1850 hektarë tokë bujqësore. Shkarkimet në Vaun e Dejës vijojnë me 800 metër kub ujë në second nga porta dhe 500 metër kub ujë në prodhim. Ndërsa përvec Bashkisë së Shkodrës e cila informon poër situatën në vazhdimësi në zonën e nënshkodres nga ana e Emergjencave Civile dhe Prefekturës Shkodër nuk kemi asnjë njoftim dhe asnjë të dhënë rreth kësaj situate.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …