SHISNIN APARTAMENTE DISA HERE, ARRESTOHEN

Dy shtetas banues në Tiranë pasi kanë shitur disa herë apartamente banimi në Shkodër janë vënë në prangat e policisë. Rapush Hoxholli 75 vjec banues në Tiranë dhe bashkëshortja e tij 56 vjecarja Vjollca Hoxholli, janë ndaluar nga policia e Tiranës e cila në bashkëpunim me policinë e Shkodrës ka egzekutuar vendimin e gjykatës së shkodrës e cila këtyre dy shtetasve u ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për vepren penale të ” Mashtrimit”, pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetasin 28 vjecar me inicialet D.L nga Tirana kanë shitur disa herë personave të ndryshem apartamente banimi në Shkodër.

Sipas burimeve nga prokuroria bëhet fjalë për 3 apartamente të cilat janë shitur nga ana e tyre. Nuk bëhët e ditur shuma e parave që këta shtetas kanë marrë për shitjen e apartamentit e as sa kanë përfituar. Bëhet e ditur se janë 3 apartamente të cilat këta shtetas i kanë shitur disa herë, dhe se bëhët fjalë për apartamente të reja. Mësohet se shtetasit në fjalë kanë shfrytëzuar vonesat në procedurat e regjistrimit të pasurive në zyren e regjistrimit, për shkak të procedurave ligjore që parashikohen për një ndërtim të ri.

Nuk dihet cili ka qenë roli i 28 vjecarit të shpallur në kërkim në gjithë këtë aferë. Provat e grumbulluara nga prokuroria kanë qenë të mjaftueshme që Gjykata e Shkodrës me datë 7 maj 2018 të caktoi masën e arrestit me burg për këta shtetas, të cilët akuzohen për vepren penale të ” Mashtrimit”.

 

Lexoni dhe kete

SHKODER, ARRESTOHET XHEVAT KASEMI I SHPALLUR NE KERKIM PER FALLSIFIKIM PIJESH ALKOOLIKE

Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë ndalimi i …