Wednesday , 17 January 2018

SHISTE ARME, ARRESTOHET NGA POLICIA 22-VJEÇARI

Një 22-vjeçar nga Kukesi është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohej se shiste arme në këtë qytet.Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Altin Halilaj, ndërsa është sekuestruar një arme zjarri pushke me 5 fisheke që ky shtetas e kishte shitur në Lezhë. Po ashtu në momentin e arrestimit 22-vjeçarit i është gjetur 1 thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike marijuane që i mbante me vete.

Sipas të dhënave ndaj këtij shtetasi, Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me burg”. Veprat penale që rëndojnë në ngarkim të tijë janë “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municionit” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve të ftohta” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialat proçeduriale në ngarkim të 22-vjeçarit ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …