Wednesday , 1 April 2020

SHIU VESHTIRESON JETESEN E FAMILJEVE NE ÇADRA

Reshjet e shit kanë veshtiresuar jetesen e familjeve që po jetojnë në çadra përshkak të dëmtimtit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. E tillë është familja e Viktor Kolecit në Zejmen të Lezhës. 3 anëtaret e kësaj familje jetojnë në çader prej afro 1 muaj në kushte mjaft të vështira, pasi në kohë me shi uji dëperton brenda.

E zonja e shtëpisë thotë se nuk mund të largohen nga fshati përshkak të gjësë së gjallë dhe në këtë kushte apelon për rindërtimin sa më parë të baneses së shembur nga tërmeti.

Kryeplaku i Zejmenit Mark Paloka thotë se në këtë situatë janë disa familje banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

Në Qarkun e Lezhës janë qindra familje që po jetojnë në çadra pas tërmetit të nëntorit dhe duke qenë se jetojnë në fshatra nuk mund të largohen për tu strehuar në ambjente të përshtatshme, përshkak të bujqësisë dhe blektorisë.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …