Friday , 3 December 2021

SHKAQET E AKSIDENTEVE NE RRUGET E LEZHES

Numri i lartë i aksidenteve në rruget që përshkojnë Qarkun e Lezhës lidhet me një sërë faktoresh, por më kryesorja është mungesa e standarteve në rruge.

Kështu shprehet Specialisti i transportit rrugor dhe infrastrukturës Ernest Marku i cili shpjegon shpjegon arsyet dhe shkaqet e aksidenteve.

Sipas tij nëse për superstradën Lezhe – Milot mund te ndërhyhet në ndërtimin e rrugës së re, për pjesën nga Lezha deri në Shkodër nuk ka ende asnjë zgjidhje.

Numri i aksidenteve rrugore në qarkun e Lezhës ka marrë përmasa të frikshme.Sipas të dhënave zyrtare, në 5 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 47 aksidente nga të cilat janë shënuar 16 viktima, 9 persona janë plagosur rëndë dhe 52 të tjerë lehtë.

Vetem në muajin maj janë regjistruar 6 viktima nga aksidentet, ndërsa aksi më problematik mbetet nga Mamurrasi në drejtim të Shkodrës.

Ndërkohë gjate stinës së verës rreziku bëhet edhe më i madh përshkak të numrit të lartë të automjeteve që lëvizin në rruge, ndërsa policia rrugore e ka akoma më të vështirë që të jetë në çdo km të superstradës.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i Zaharisë në Krujë është mbyllur. Këtë të shtunë ka nisur transferimi i …