Tuesday , 27 October 2020

Shkarkimet nga HEC, Emergjencat ne Lezhe ne gatishmeri!

Shkarkimet nga hidrocentralet e ulzes dhe shkopetit nuk perbejne asnje shqetesim per zonat fushore te lezhes, pasi lumi i matit vazhdon te jete nen kuoten mesatare. Burime nga shtabi i emergjencave civile ne prefekturen e lezhes kane bere te ditur se prurjet ne liqenin e ulzes arrijne ne 300 meter kub ne sekond aq saq jane edhe shkarkimet ndersa kuota e tije eshte 128. 7 meter.

Shefi i emergjencave civile ne prefekturen e lezhes ndrek mhillaj ka bere te ditur se shkarkimet aktuale nga hidrocentralet e ulzes dhe shkopetit nuk perbejne asnje rrezik per zonat qe shtrihen prane lumit mat qe merr pikerisht edhe ujerat e shkarkuara.

Bordi i kullimit, policia si dhe njesite e qeverisjes vendore jane ne gadishmeri per te perballuar cdo situate, e cila mbahet nen monitorim ne vazhdimsi.

Lexoni dhe kete

QYTETI I LAÇIT NEN PUSHTETIN E INERTEVE

Kjo është pamja që të ofron lagjia numer katër në qytetin e Laçit. Zona është …