Tuesday , 16 January 2018

SHKARKIMET NGA HEC VAU I DEJES ME 500 m3/s

Vazhdojne shkarkimet në Hidrocentralin e Vaut të Dejes, sipas informacioneve që vijn ato vijojnë me 500 metër kub ujë në second, po kështu shkarkime ka patur edhe nga Hidrocentrali I Komanit me rreth 300 meter kub ujë në second. Ndërsa prurjet anësore në hidrocentralin e Vaut të Dejes janë në kuoten e 700 metër kub ujë në second. Sipas Emergjencave Civile të Shkodrës në zonën e Nënshkodrës nuk ka pasur probleme sa I përket përmbytjeve.

Janë rreth 50 hektar tokë në zonën e Anës së Malit të cilat vazhdojnë të jenë në ujë si shkak edhe I reshjeve por edhe përroit të Goricës. 80 hektar kënetë në zonën e Dajçit dhe 40 hektar tokë bujqësore në zonën e Gurit të Zi.  Vazhdon të ketë problem në Bashkinë Fushë-Arrëz  ku çatia e shkollës 9-vjeçare dhe shkollës së mesme, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë, është dëmtuar për shkak të erërave të forta. Po kështu çatia e Qendrës Shëndetësore të qytetit të Pukës, është e dëmtuar.

Në Aksit rrugore Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore ndërsa aksi Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali i Shoshit” është i kalueshëm me zinxhirë. Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …