Thursday , 19 April 2018

SHKARKIMET NGA TRE HEC-et E KASKADES

Ne tre Hidrocentralet mbi Kaskaden e Lumit Drin po shkarkohet si shkak I rritjes së prurjeve gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht nga Vau I Dejës po shkarkohet nga porta me 800 metër kub ujë në second. Hidrocentrali I Fierzës më I madhi në kaskadë ndodhet pranë kuotes maksimale. Aktualisht Fierza ndodhet në kuoten e 295.49 m, nga 296 që është maksimalja. Me prurje anësore me 750 metër kub ujë në second me një prodhim prej 460 MW me katër agregat, ndërsa shkarkimet nga porta janë 400 metër kub ujë në second.

Hidrocentrali I Komanit është rreth 2 metra larga maksimales në kuoten e 172.63 m, ndërsa kuota maksimale është 175 m. Prurjet anësore janë të mëdha me 1317 metër kub ujë në second ndërsa shkarkimet nga porta janë në kuoten e 600 metër kub ujë në second. Po punohet me kapacitet të plotë me katër agregat me një rezultat prodhimi prej 580 MW. Ndërsa në Hidrocentralin e Vaut të Dejës tashmë pak centimetra e ndaj nga kuota maksimale që është 75 metra.

Kuota në ka arritur në 74.84 metër me prurje anësore 1502 metër kub ujë në second. Ndërsa po punohet me 5 agregat me një prodhim prej 239 MW enegji elektrike. Dhe në total shkarkimet në këtë Hidrocentral nga porta dhe në prodhim mbërrin në kuoten e 1300 metër kub ujë në second. Ndërsa situate nuk paraqitet aspak e mirë as në liqenin e Shkodres I cili ka pësuar rritje gjatë 24 orëve të fundit cka rëndon edhe më shumë situatën në zonën e nënshkodres.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …