SHKARKOHET DREJTORI I AKU-se NE LEZHE

Tre drejtorë rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mes tyre dhe ai i Lezhës Lek Prendi janë shkarkuar nga detyra.Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Bujqësisë.Sipas njoftimit të ministrisë “Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë”.

Sipas ministrisë Proçesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.Lek Prendi e ka drejtuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Lezhë prej 4 vitesh, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i tijë.

Lexoni dhe kete

MINISTRI I TURIZMIT KLOSI LETER BASHKIVE BREGDETARE

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ju ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve …