Wednesday , 17 January 2018

SHKARKOHET DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT, HAKI ÇAKO

Këtë të hënë është shkarkuar nga detyra kreu i policisë së shtetit, Haki Çako. Largimi i tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që më pas është miratuar dhe nga Këshilli i Ministrave. Në vend të tij është komanduar zevendës/drejtori Rebani Jaupi, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në deklaratën për mediat nënvizohet se Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit.

Teksa shtohet se ai ka një karrierë të gjatë në polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme. Pas marrjes së vendimit Xhafaj ka zhvilluar dhe një takim me Çakon ku e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit. Por pavarësisht këtij vlerësimi, Ministri  ka vendosur lirimin nga detyra.

Në vend të Çakos, ministri Xhafaj ka komanduar në detyrë zëvendësdrejtorin e policisë së shtetit Rebani Jaupaj. Ndërkohë një emër i përfolur për këtë detyrë është drejtori i policisë së qarkut Tiranë Ardi Veliu dhe shefi i Kontrollit të Brendshëm Eduard Merkaj. Opozita prej më shumë se një viti ka kërkuar shkarkimin e Çakos nga detyra, duke e konsideruar një nga shkaktarët për kanabizimin e vendit.

Lexoni dhe kete

PUNONJËSIT E KOMPANISË “ALCABLE”, TAKIM NË BASHKINË SHKODËR

Punonjësit e kompanisë “Alcable” ose ish-uzina e telave në qytetin e Shkodrës nuk po marrin …