Wednesday , 17 January 2018

SHKATERRIMI I SIMBOLIT TURK, 51 TE PROÇEDUAR

Policia e Mirditës ka proçeduar penalisht 51 persona në lidhje me protesten dhe shkatërrimin e simbolit turk në digën e hidrocentrali të Qafë Mollës në Mirditë.

Sipas policisë Të proçeduarit janë janë kryesisht nga Mirdita, Lezha dhe Puka.Gjithashtu po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 14 personave të tjerë që moren në shkatërrimin e simbolit turik në digen e HEC-it.Sipas policisë këta persona organizuan një protestë të paligjshme, duke hequr simbolin e flamurit turk në pllaka metalike, çka përben veper penale.

Materialet në ngarkim të përsonave në fjale ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtëjshme.Vendosja e simbolit të flamurit turk në digen e HEC-it të Qafë Mollës në Mirditë, solli reagime të shumta të qytetareve dhe historineve të cilët në diten e fundit të 2017-tes e heqen në mënyre te dhunshme simbolin.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …