SHKELQEN BESELIDHJA, TRIPLETE NDAJ KORABIT

Ekipi lezhjanë i Besëlidhjes ka shkëlqyer në ndeshjen e luajtur dje në Lezhë përballë Korabit, duke e mundur me rezultatin 3 me 0.Loja nisi e qetë dhe nën kontrollin e Besëlidhjes e cila nuk vonoj shumë për të gjetur rrugen e rrjetes.Në minuten e 25 është Ndreca që ekzekuton dhe shënon golin e parë për vendasit dhe feraksioni i parë i lojes mbyllet me këtë rezultat.Pjesa e dytë e lojes nis sërish nën kontrollin e vendasve.Në minuten e 88 është sulmuesi Ajazi që shënon golin e dytë për vendasit.

Dibranet u shthuren dhe në minuten e parë shtesë ishte përsëri Ajazi që shënon golin e 3 dhe i gjithë takimi mbyllet me këtë rezultat.

Me këtë 3 pikesh, Besëlidhja ngjitet në vendin e dytë në rënditje, duke i rritur shpresat për ngjitjen në superlige.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NJEH RIVALET PËR LIGËN E KAMPIONEVE

Ka marrë fund pritshmëria e futbollisteve dhe e drejtuesve të Vllaznisë për të mësuar emrat …