Monday , 26 February 2018

SHKEMBINJTE KERCENIM PER ZONEN E TOROVICES

Shkëmbinjt në malin e Torovices vijojnë të jenë një kërcënim serioz për jeten e banoreve dhe të kalimtareve.Tre muaj pas tragjedisë ku humben jeten tre përsona situata mbetet e njëjtë.Shkëmbinj të tjerë rrezikojnë të bien, ndërsa edhe pse u kërkua ndërhyrje e menjëhershme autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla siç ishte ajo e muajit tetor të vitit që lam pas.Banoret e Torovicës thonë se jetojnë me frike, pasi shkëmbinjt janë një kërcënim serioz për zonen e banuar.

Në prefekturen e Lezhës nuk ka asnjë pergjigje për këtë problematike. Në dhjetor zonen e inspektuan edhe forcat xheniere te ushtrise. Ne mungëse të kapaciteve që realizojnë ndërhyrje të tilla, Bashkia e Lezhës kerkoi mbeshtetjen e tyre, ndërsa ka vënë në dispozicion mjete dhe fuqi punetore dhe presin ndihmen e ushtrisë. Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkise Lezhë Fran Frrokaj.

Edhe pas këtij inspektimi asgje nuk ka ndryshuar dhe shkëmbinjt vazhdojnë të bien pergjatë rruges së Torovicës.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …