Wednesday , 30 September 2020

SHKENCAT E NATYRËS DHE DREJTËSISË, VOTA KUNDËR BEKTESHIT SI REKTOR

Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe ai i Drejtesise në Universitetin “Luigj Gurakuqi” kanë qenë vendimtarë ne zgjedhjen e Rektorit. Bien në sy votat e kolegeve të Fakultetit të Shkencave të Natyres ku si Suzana Golemi tashmë rektore e Universitetit dhe ish rektori Adem Bekteshi janë staf i së njëjtit fakultet.

Suzana Golemi mori 28 vota ndërsa Adem Bekteshi 9 vota. Për kryetarin e KIZ Gaspër Kokaj i pyetur në cilësinë e pedagogut në universitet rreth këtij rezultati shprehet se askush më mirë se pedagoget që kanë 30 vite që punojnë bashkë dijnë të bëjnë diferencen.

Nga ana tjetër në fakultetin e Drejtësisë diferenca ka qenë edhe më e madhe ku nga 18 vota staf akademik 17 kanë qenë për Suzana Golemin.

Kokaj shprehet se pret nga rektorja e re universitetit atë që ka shprehur edhe gjatë takimeve në prag të zgjedhjeve, kthimin e ligjshmërisë në Universitetin e Shkodres.

Në zgjedhje për rektor dhe drejtues të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës moren pjesë 183 pedagoge dhe 828 studente. Nga stafi akademik Suzana Golemi mori 85 vota kundrejt 82 të Adem Bekteshit, ndërsa nga studentët Suzana Golemi mori 553 vota ndërsa Adem Bekteshi 258.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …