SHKODER, 2 PERSONA NE PRANGA, 1 TJETER SHPALLET NE KERKIM

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi po tentonin të kalonin shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë.  Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacione të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit: Aldo Ukaj , 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër dhe Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi. Ndërsa, shtetasi tjetër Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi , ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISE PER SEZONIN TURISTIK NE LEZHE

Sezoni turistik do të shoqërohet me shtim të prezences së policisë rrugore në qytetin e …