Tuesday , 6 December 2022

SHKODËR, 5 MJETE TË REJA I SHTOHEN FLOTËS SË TRANSPORTIT PUBLIK

5 mjete të reja i shtohen flotës së transportit publik në qytetin e Shkodrës. Duke parë nga afër autobusët e sjellë nga operatori që ofron këtë shërbim, kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, tha se mjetet e reja Euro 5, pritet të kenë një ndikim pozitiv sa i përket uljes së ndotjes në mjedis, një tjetër objektiv i pushtetit vendor.

Spahia ishte i prerë në kërkesën ndaj operatorit për të respektuar oraret e shërbimit, por edhe për të koordinuar në zona të caktuar oraret që përkojnë me proçesin mësimor apo daljet nga puna të punonjësve të fabrikave…

Bashkia Shkodër thekson se do të shtojë monitorimet në terren, ndërsa viti 2023 shënon përfundimin e kontratave egzistuese dhe hapjen e garës për linjat e miratuara nga këshilli bashkiak.

Lexoni dhe kete

65-VJETORI I UNIVERSITETIT TË SHKODRËS

Këtë të enjte është zhvilluar ceremonia festive e 65- vjetorit të krijimit të Universitetit të …