Saturday , 20 January 2018

SHKODËR, 74-VJEÇARI ME MOTOR PËRPLAS BIÇIKLETËN, 3 TË LËNDUAR

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një motor është përplasur me një biçikletë. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Jashtë rrezikut për jetën ndodhet shtetësja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motor (bashkëshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Me datë 24.12.2017, ora 12:08, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur ish SMT Dobraç, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një motor është perplasur me një biçiklete, si pasojë ka mbetur i demtuar rëndë drejtuesi i motorrit Gj. P. 72 vjeç banues në Malësi e Madhe i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër. Si dhe kanë mbetur të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën shtetesja L. P. 62 vjeçe pasagjere në motorr (bashkeshortja) dhe drejtuesi i biçikletës R. Q. 65 vjeç banues në Dobraç Shkodër, ku po marrin mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

TREGTARET TEK KISHA E LAÇIT NE SHENJESTREN E POLICISE

Tregtaret ambulant që operojnë në ambjentet përreth Kishës së Shna Ndout në qytetin e Laçit, …