SHKODËR , 9 RASTE TË REJA ME COVID 19

Rritet frikshëm numri i të infektuarëve në Shkodër, me 9 raste të reja duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve me COVID 19 numrin e të infektuarve në Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Të premten u raportuan se 12 anëtarë të dy familjeve banuese në lagjet Kiras dhe në Dobraç janë infektuar me Koronavirus, ditën e shtunë pas egzaminimit të 20 tamponëve rezultuan 9 pozitiv.
6 pjestarë të familjes nga lagja Dobraç dhe 3 pjestarë të familjes nga lagja Kiras. Mungesa e distancimit fizik, dhe mos prishja e rutinës së përditshme, pjesemarrja në ceremonine e varrimit dyshohet se janë shkaqet kryesore të infeksionit të njëras nga këto familje. Ndërsa për familjen tjetër shkak dyshohet të ketë qenë kontakti për shkak të biznesit të tyre me persona të ndryshem.
Nga ana tjetër janë bërë analizat edhe në zonën e Vau të Dejës dhe në zonën e Pukës ku deri tani përvec rasteve të konfirmuara tashmë nuk ka raste tjera. Ndërsa në zonën e Vaut të Dejës ndodhen 50 familje të cilat janë vetëkarantinuar për shkak të dyshimeve se mund të jenë të infektuar si dhe për shkak të familjarëve të tyre të cilët kanë ardhur nga vendet e ndryshme të Europës.
Nga ana tjetër mësohet se asnjë nga pacientët e konfirmuar me COVID 19 në Shkodër nuk janë të shtruar në Spitalin Rajonal, ndërsa përvec personave që shfaqin shenja klinike deri në daljen e rezultateve mbahen nën observacion mjekësor në Shkodër dhe më pas nësë rezultojnë pozitiv me Koronavirus transportohen në Tiranë ku tashmë janë dy spitale të quajtur COVID.
Nga ana tjetër janë dërguar edhe mostra tjera për të cilat pritet dalja e rezultateve në Qarkun e Shkodrës. Në total në Shkodër dhe Vau Dejës kemi 31 raste, dhe në Pukë 4 raste duke e çuar në 35 persona të infektuar me Koronavirus në territorin e Qarkut Shkodër.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …