Sunday , 29 November 2020

SHKODËR/ ARRESTOHEN NË FLAGRANCË 4 PERSONA

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, Specialistët për Hetimin e Krimit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e një lokali që ai administronte u konstatua se ushtronte aktivitetin kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi K. P., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e një bar-kafeje në lagjen “Skanderbeg”, Shkodër, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban është arrestuar në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këto shërbime është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 44 vjeç, pasi në aksin Shkodër-Koplik, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …