Thursday , 23 November 2017

SHKODER, ARRESTOHET 42- VJEÇARI I SHUMEKERKUAR NE ITALI

Policia shqiptare ka arrestuar një 42- vjecar nga Kopliku i Malesise se Madhe ndaj të cilit ishte lëshuar një urdher arresti ndërkombëtar nga gjykatat italiane. Edmond Çomo, prej disa ditësh ishte kthyer në Shqipëri ndërsa kërkohej nga shteti italian pasi ndaj tij gjykata e Leçes në  Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar me 11 Prill 2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana u bë arrestimi i shtetasit Edmond Çomo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, I cili tashmë pritet të ekstradohet në Itali. Çomo njihet si anëtar i “Ndranghetes”, si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. 42-vjeçari shqiptar Edmond Como, u arrestua ne Maj të 2016- es në portin e Ankonas, pasi kishte grabitur pronarin e një restoranti në Leçe, ndersa ishte liruar nga burgu i Voghera-s në muajin prill 2016, ku kishte shlyer dënimin prej 16 vite burg për trafik ndërkombëtar kokaine dhe përfshirjen në një shkëmbim zjarri në vitet ’90.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ÇERTIFIKATE PER SHERBIME TE DALLUARA PER DREJTORIN E POLICISE SE SHKODRES, GJOVALIN LOKA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” Drejtorit …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin