Saturday , 20 January 2018

SHKODËR, ARRESTOHET 67-VJEÇARI PASI KËRCËNOI GRUAN E TIJ ME ARMË

Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila ishte me urdhër mbrojtje. Shefqet Muça 67 vjeç është kallëzuar në polici nga bashkëshortja e tij, T.M, 62 vjeçe. Menjëherë pas denoncimit të saj, policia ka shkuar në banesë ku gjatë kontrollit kanë gjetur një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Nga ana tjeter, një i ri në Lezhë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka trembur gjithë banorët e fshatit. Në orët e para të mëngjesit 27-vjeçari Dritan Ndreca, në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë duke terrorizuar fshatin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e njoftuar nga banorët të cilët ndiheshin të trembur nga të shtënat me armë. Gjatë kontrollit që policia ushtroi në banesën e tij, gjeti një armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra, të cilat i sekuestroi në cilësinë e provës.  Menjëherë 27 vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …