Monday , 17 January 2022

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 30-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë.

Kështu, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …