Monday , 28 September 2020

SHKODER, ARRESTOHET NJE 46-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kështu është kapur dhe ndaluar një person i shpallur në kërkim, i denuar me 8 vite burg.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …