Wednesday , 29 September 2021

SHKODËR, ARRESTOHET NJË 47-VJEÇAR I SHPALLUR NË KËRKIM

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë në Komisariatin e Vaut të Dejës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm penal), banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BUNA 2021”

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e …