SHKODER, ARRESTOHET XHEVAT KASEMI I SHPALLUR NE KERKIM PER FALLSIFIKIM PIJESH ALKOOLIKE

Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues në Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale. Ndalimi i tij u bë pasi Gykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i subjektit “Briland” ka prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, janë gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …