SHKODER, DEPUTET E PS- se NISIN TAKIMET ME QYTETARET

Bashkëqeverisje me njerëzit për Shqipërinë që duam, për Shkodren që duam,  ka qënë kjo motoja e takimit të organizuar nga deputetët e partisë socialiste në qarkun e Shkodres gjate nisjes së turit të dialogut me qytetarët në kuadër të përgatitjeve për fillimin e punës për mandatin e ri qeverisës.

Ka qënë deputetja Senida Mesi ajo e cila ka falënderuar qytetarët shkodranë për mbështetjen ndaj PS- së në zgjedhjet e 25 Qershorit ndërsa ka premtuar se qytetarët do të jenë baza e koalicionit të qeverise se re.

Turi i takimeve ka nisur me banorwt e lagjes “Ilirija”, “Bahcallek”, “Zogaj” dhe “Shiroke”. Pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit qeveria e Partisë Socialiste po kujdeset më shumë për imazhin dhe kontaktet me qytetarët. Në këto javë, Rama ka bërë disa takime me deputetët, ku u ka kërkuar që pas zgjedhjeve të shkojnë sërish në zonat elektorale dhe të pyesin qytetarët për projektet që duan. Zakonisht projektet prezantohen para fushatës dhe partitë votohen për programin më të mirë, por atë që nuk e bëri dot PS para zgjedhjeve po mundohet ta kompensojë më takime ‘elektorale’ pas zgjedhjeve.

Lexoni dhe kete

RAMA PARALAJMERON ADMINISTRATEN: BURG KUSH KAPET ME KORRUPSION

Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së hetimit Tatimorë Tiranë për “Korrupsion pasiv”, dhe “Shpërdorim …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin