SHKODER/ FINALIZOHET OPERACIONI “TABACCO 2020”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “TABACCO 2020”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: – F. B., 51 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industriale dhe ushqimore”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën dhe magazinën me qira të këtij shetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 39 bidona metalik me vaj ulliri, paketa cigaresh, duhan dhe materiale që shërbejnë për paketimin e duhanit. – Xh. B. 63 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në dyqanin dhe banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të ndryshme dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bë e mundur edhe kapja në banesë, e shtetasit të shpallur në kërkim: Mati Simoni, 58 vjeç, banues në Shkodër.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN 95 KG DROGE DHE 11 MIJE EURO

Policia e Lezhës ka goditur një rast tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar …