Wednesday , 29 September 2021

SHKODER, FSHATI GRUDE E RE PA UJE TE PIJSHEM

Prej kohesh, fshati Grude e Re ne qytetin e Shkodres vuan mungesen e ujit te pijshem. Shqetesimin per mungesen e ujit te pijshem, banoret e zones e shfaqin per Tv Rozafa. Ato shprehen se e paguajne rregullisht ujin e pijshem dhe nuk e kuptojne pse ka mungese te ujit. Sipas tyre, nje gjendje e tille eshte e papranueshme dhe kerkojne nderhyrjen e Bashkise Shkoder per rikthimin e ujit te pijshem, cka krijon edhe probleme per nevojat e banoreve te kesaj zone.

Nje problematike e tille eshte trajtuar edhe me heret ne Tv Rozafa, por sipas banoreve, uji eshte rikthyer vetem nje dite pas kronikes dhe me pas situata ka vazhduar te jete e njejte, pra me mungese te ujit te pijshem. Ne mungese te ujit te pijshem ne shtepite e tyre, banoret detyrohen te shkojne ne fshatrat perreth per te mbushur uje per nevojat e tyre, pasi nuk ka menyre tjeter per tu pajisur me uje.

Lexoni dhe kete

“VARRE PA EMËR”, SHFAQET PREMIERË NË SHKODËR

“Varre pa emer” deshmi te trishta te familjareve te personave te vrare gjate regjimit komunist …