Monday , 26 February 2018

SHKODER, GJENDET I PAJETE NE KANALIN KULLUES 26- VJEÇARI

Trupi i pajetë i një personi i seksit mashkull është gjetur nga kalimtaret në një kanal kullues mesditen e se Shtunes në fshatin Barbullush te Shkodres. Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi R.B. 26 vjeç, banues në Barbullush, i cili është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga kqyrja paraprake mjeko – ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm.

Nga deklarimet e marra rezulton se viktima nuk ka patur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore, dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë. Pritet ekspertiza e plotë mjeko ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Lexoni dhe kete

OPERACION POLICOR I KODUAR “KULLA”

Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të  tij, një shtetas …