Monday , 20 September 2021

SHKODËR/ GODITEN DY RASTE TË ARMËMBAJTJES PA LEJE

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej tyre edhe për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Sekuestrohen dy armë zjarri.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të DVP Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe arrestimin e personave që mbajnë armë pa leje, u arrestua në flagrancë shtetasi K. F. 19 vjeç, banues në fshatin Reç, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i ti u bë pasi në plazhin e Velipojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është ndaluar nga policia, ku si pasojë ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë dhe mjeti tip Benz.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi Gj. H., banues në fshatin Barbullush, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një tokë në afërsi të banesës së tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi …