SHKODER- HANI HOTIT, AUTOMJETI PERPLAS KEMBESORIN

Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e së Merkures ndërsa një përson ka humbur jeten. Aksidenti ka ndodhur në aksin Hani Hotit–Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe rreth ores 05-50, ka aksidentuar nje person rreth 40 vjec. Ka qënë drejtuesi i automjetit ai I cili ka njoftuar policine mbi aksidentin e rende pasi ka perplasur kembesorin.

Në vendngjarje kanë mberritur forcat e shumta të policië rrugore të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqqeve të aksidentit. Sipas policisë së Shkodres 55- vjecari GJ.M banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, ka qënë duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.

Pavarësisht se është ndaluar dhe ka tentuar ti japë ndihmen e parë kembesori ka humbur jetën menjëherë. Sipas policise dyshohet se shkak i aksidentin ka qene erresira në rruge cka ka shkaktuar përplasjen e automjetit me kembesori. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policise se Shkodres për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …