Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 1 shtetasi ka ndodhur rreth orës 15.00 të së martes në segmentin rrugor Kryebushat – Lezhë, në vendin e quajtur mbikalimi i Plezhës. Automjeti tip Pezho me targë AA 319 JN i drejtuar nga 50 vjeçari me inicialet N.M nga Shkodra është përplasur me një mjet tip KIA me targë ER 918 WR banues në Gjakovë.
Për pasojë brenda mjetit tip Pezho si pasojë e goditjes së fortë ka mbetur i bllokuar 50 vjecari me inicialet N. M. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës i cili ka bërë prerjen e mjetit dhe më pas është nxjerrë shtetasi në fjalë, që është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres.
Ai ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha pasi goditja e marrë ka qënë e fortë, por mjekët thonë se nuk paraqet rrezik për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin gjakovar të mjetit KIA.