Saturday , 24 October 2020

SHKODER- LEZHE, FURGONI I POLICISE PERPLASET PAS ZETORIT

Nje furgon i policise se Shkodres qe transportonte dy te ndaluar per ne burgun e Shenkollit eshte perplasur me nje mjet bujqesor ku mbeti i plagosur por pa rrezik per jeten drejtuesi i mjetit te policise. Aksidenti ndodhi rreth ores 16-00 ne superstraden Shkoder- Lezhe ne afersi te fshatit Gocaj, ndersa behet e ditur se 3 efektivet e tjere dhe dy te ndaluarit qe ndodheshin ne furgonin e policise me targa te ministrise se brendshme 195 aa nuk kane patur probleme gjate perplasjes.

I plagosuri eshte transportuar menjehere per ne spitalin e lezhes, ndersa 2 te ndaluarit jane derguar drejt burgut te Shenkollit me nje tjeter mjet te sjelle per ndihme nga drejtoria e policise ne Lezhe. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere ekspertet e policise gjyqesore qe kane nisur edhe hetimet ne lidhje me kete aksident.

Sipas te dhenave te para behet e ditur se furgoni i policise po levizte menjehere pas mjetit bujqesor i cili ndersa po tentonte per tu futur ne nje rruge dytesore eshte goditur ne pjesen e mekanikes bujqesore te vendosur pas saje nga furgoni i policise duke e demtuar ndjeshem pjesen e kabines. Policia rrugore ka shoqeruar per te marre ne pyetje drejtuesin e mjetit bujqesor te perfshire ne aksident, ndersa ne pyetje do te merret edhe drejtuesi i furgonit per te zbardhur plotesisht shkakun e ketij aksidenti.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …