Thursday , 15 April 2021

Shkoder- Lezhe, gjendet trupi i pajete i nje femre

Një femer rreth të 50- ve është gjetur e pajetë në anë të rrugës Shkoder- lezhë pranë kryqëzimit të Kryebushatit. Fillimisht është menduar si aksident ndërsa grupi hetimor I mbërritur menjëherë në vendngjarje nuk ka gjetur prova se viktima mund të ketë humbur jetën sipasojë e aksidentit. Ky fakt është bazuar edhe në deklaratat e patrullës së policisë e cila ka qënë disa metra më andej, të cilët kanë theksuar se deri në orën 6 të mëngjesit të së premtes në vendin ku është gjetur viktima nuk ka patur asnjë aksident, ndërsa dyshohet se gruaja të ketë humbur jetën pas këtij orës 6 të mengjesit.

Nga ana tjetër  sipas grupit hetimor në trupin e viktimës janë gjetur shenja dëmtimi kryesisht në kokë si dhe në pjesën e qafes. Kjo gjë ka bërë që trupi të dërgohet në morgun e spitalit të Shkodres për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.

Burime nga policia përvec aksidentit po hetojnë edhe pistën tjetër që trupi I viktimës të jetë hedhur në anë të rrugës pasi të jetë mbytur. Pista e grabitjes ka rënë pasi sipas policisë pranë trupit të pajetës janë gjetur edhe sendet e arit, dy unaza dhe një varese. Ndërkohë hetimet vijojnë.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …