SHKODER, MORI 10.000 EURO ME ANE TE MASHTRIMIT, ARRESTOHET 49-VJEÇARI

Është finalizuar operacioni i koduar “Premtimi”. Kështu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: – B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj, si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit: – B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” – E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VETËPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR

Një vetëplagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të enjte në Bushat të Bashkisë Shkodër. …