Sunday , 25 October 2020

Shkoder, mungon uji pijshem per 48 ore!

Qyteti I shkodres nuk do te kete per te pakten dy dite uji te pijshem. Arsyet e kesaj nderprerje e beri te ditur per tv rozafa vete drejtori I ndermarrjes se ujesjelles kanalizime Leonard Kepi I cili tha se jane lajmeruar jo vetem qytetaret por edhe dy institucionet me delicate sic jane spitali dhe reparti I zjarrefikesve.

Punimet ne stacionin e e pompave ne Dobrac kane nisur muaj me pare kjo edhe ne kuader te permiresimit te rezervuarit ndersa sipas drejtorit Kepi nderrimi I ketij rezervuari eshte edhe pjesa e fundit e projektit.

Reparti I zjarrefikesve e ka mjaft te veshtire perballimin ne rast emergjence per shkak te nderprerjes se ujit pavarsisht faktit se ne kete repart eshte bere shpimi I posit. Sipas pergjegjesit Gazmend Mumeraj pusi ka uji te pijshem ndersa mungesa e tij ben qe zjarrefikeset te mbushen ne Dri apo Bune.

Reparti I zjarrefikesve dhe spitali rajonal I Shkodres prej vitesh e kane vuajtur faktin e nderprerjes se ujit ne menyre te here pas hershme. Ndersa me krijimin e rezervuareve perkatese duket se ne keto dy institucione problematika eshte lehtesuar disi. Megjithate pergjegjesit shprehen se ne raste te zgjatjes se afateve ne punime problematika e krijuar do te jete e madhe.

Lexoni dhe kete

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Njësisë Administrative Rrethina, faza …