SHKODER, PAS SHIRAVE PROBLEME NGA BORA NE ZONAT MALORE

Reshjet e dëborës po shkaktojnë vështirësi në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Aksi Qafë Thore-Theth është i pakalueshëm pasi trashesia e bores arrin në 50 cm dhe  ka rreshqitje gurësh e dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë. Aksi rrugor Shkoder– Breg Lumi , në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm debore, i kalueshëm me veshtirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta. Rruga Thethë – Breg Lumi, e bllokuar sepse ka rrëshqitje gurë e dherash dhe dalje të përrejve në rrugë. Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh , Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje të linjave nga era.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, aksi Tamare-Vermosh i kalueshëm me zinxhir, ka rreth 30 cm debore, ndersa akset e tjera jane te kalueshme, por po punohet nga strukturat përkatëse për pastrimin e dherave dhe lehtësimin e situatës. Aksi rrugor Tamar –Vukel i kalushem. Bashkia Vau Dejes, segmenti Muri i Turkut- Cukal rezulton e bllokuar, ka rreth 30 cm dëbore, ndërsa akset e tjera jane të kalueshme.

Në Bashkitë Fushe Arrëz dhe Pukë, Aksi Qafë Mali-Qafa Shllak i kalueshem, ka rreth 10 cm dëbore dhe ne te po punojnë dy borëpastruese. Në të dy Bashkite Puke dhe Fush Arrez nuk mungon uji i pijshem dhe energjia elektrike. Në Iballë janë dëmtuar 8 ura druri që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë administrative. Ndërkohë Institucioni i Prefektit i ka kërkuar Bashkive angazhimin e tyre për të ndërhyrë në segmentet e bllokuara nga dëbora, njëkohesisht deri ditën e Martë të bëjnë vlersimet e duhura të dëmeve në territoret e përgjegjsive si dhe të dërgojnë këkresat zyrtarë për ndërhyrje.

Lexoni dhe kete

RRITJE PENSIONI PER PENSIONISTET NE VENDIN TONE

Në mbledhjen e rradhës të zhvilluar në Durrës, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë …