Nje 31 vjecar ka mbetur i plagosur mbremjen e se merkures ne qytetin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20. 25 minuta, tek rreth-rrotullimi i lagjes Rus. I plagosur eshte shtetasi Ylli Lisaj 31 vjec. Ai eshte qelluar 4 here me pistolete ne kembe, prane nje lokali ne unazen e qytetit dhe ka ecur per disa metra ne kembe deri tek rreth-rrotullimi, aty ku edhe nuk ka mundur te levize me pasi ka mbetur pa ndjenja.
Kane qene kalimtaret e rastit qe kane lajmeruar policine dhe autoambulancen, ku kjo e fundit ka bere transportimin per ne spital te 31 vjecarit. Ndërkaq Lisaj është dërguar në spital dhe nga të dhënat paraprake thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Plumbat e kanë prekur në këmbë dhe mjekët kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale për pastrimin dhe mbylljen e plagëve. Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje ka nisur hetimet pwr zbardhjen e ngjarjes.
Nderkohe efektivet e policise pretendojne se kane identifikuar personin që qëlloi disa herë mbi 31 -vjeçarin dhe është vënë në kërkim të tij. Sipas policise filloi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Endri Mustafa, vjeç 24.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se Mustafa dhe i plagosuri njiheshin me njeri – tjetrin. Grupi hetimor nuk është në gjendje që të sqarojë motivin e plagosjes së 31-vjeçarit, por po punon por dokumentimin e ngjarjes.