SHKODER, PLAGOSET ME ARME 60-VJEÇARI XHEVAT VATAKSI

Plagoset me armë zjarri në këmbë biznesmeni i ndërtiomit në Shkodër, Xhevat Vataksi ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta, në afarësi të fshatit Berdice. Ndërsa si i dyshuar si autor i kësaj plagosje është shtetasi Artur Lushi biznesmen e zonës. Sipas të dhënave të para nga ana e policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të castit mes dy shtetasve, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Xhavat Vataksi njihet në Shkodër si një biznesmen serioz dhe pa konflikte me persona të tjerë, është kontraktuar që me firmen e tij të ndërtimit të kryej punime në segmentin rrugor Shkodër- Velipojë si nënkontraktor. Ndërsa ngjarja ka ndodhur në një zonë ndërtimi ku autori i dyshuar po ndërtonte disa magazina. Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet që kanë cuar deri në konfliktin mes dy personave pasi te dy njihen si perosna pa konflikte.

Nga sa mësohet 60 vjecari Xhevat Vataksi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të shkodrës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Nga ana tjetër policia po punon për kapjen e autorit të dyshaur dhe sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJE GRUDE E RE, INDENTIFIKOHEN AUTORET

Identifikohen autorët e plagosjes së 35 vjeçarit. Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, …