SHKODËR, RAMA: NDËRHYRJA E METËS NË FUSHATË, E PAJUSTIFIKUESHME

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Shkodra përfshirjen e presidentit të ardhshëm Ilir Meta në fushatë, duke kryesuar mitingjet e LSI-së në të gjithë vendin.

Rama tha se fushata nisi e qetë, por u sekëlldis nga ndërhyrja e Metës, e cila sipas Ramës ishte e pajustifikueshme.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje midis partive, por një zgjedhje e shqiptarëve, ose për të vazhduar për të bërë shtet mbi themelet që kemi ngritur, ose të kthehemi edhe njëherë pas e të përjetojmë një tjetër prishje themelesh për hesapet e partive të pushtetit.

Më vjen shumë keq që një fushatë e cila nisi me një marrëveshje historike, për t’i dhënë fund një konflikti të nxitur nga PD, duke nxjerrë PD dhe Lulin nga çadra ku ishin futur nga frika e drejtësisë dhe duke e futur në zgjedhje, ka filluar të sekëlldiset ditët e fundit nga ndërhyrjet e pajustifikueshme të atij që është President i zgjedhur i Shqipërisë.

Unë s’kam asgjë për të shtuar, ne s’kemi asnjë minutë për të humbur në këtë fushatë duke u marrë me njëri-tjetrin, kjo është një fushatë që do ta bëjë PS-ja deri në fund për njëri-tjetrin, shqiptarët e zakonshëm, socialistë, demokratë, paparti“, u shpreh Rama.

Duke kërkuar votën e shkodranëve për një mandat të dytë qeverisës, Rama tha se administrata do kthehet në shërbim të qytetarëve.

Në katër vjet shtetin do ta kthejmë në shërbimin tuaj, çdo sportel do jetë në shërbimin tuaj. Në çdo zyrë, në hipoteka, etj. Nuk ka rritje taksash më, ka vetëm përpjekje për të bërë shtet për familjet shqiptare dhe fëmijët tanë.

Ju them na jepni timonin vetëm, mos na ulni në prehër të tjerë, s’them dua unë pushtet për vete, se po të ishte për pushtet për vete, sot s’do ishim këtu, por te kafja e madhe, duke pritur të dielën të merrnim 100 e ca mandate dhe Luli do ishte në çadër.

Ajo që ne bëmë nuk ishte të shkonim vetëm dhe të merrnim pushtet për vete më shumë se çka pasur kushdo qoftë nga 1992, por t’i jepnim një mundësi jo Lulit, por shqiptarëve të zakonshëm që janë tradicionalisht me PD-në që të mos ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur”. 

Rama foli dhe për projektet infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe Alpe, ndërsa programin e opozitës e cilësoi si jashtë realitetit.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …